Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na qëlloi me breshëri një person!

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na qëlloi me breshëri një person!

Report Tv ka mundur të mësojë pjesë nga dëshmia që kanë dhënë në Policinë e Gjirokastrës personat e shoqëruar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, i cili u gjet i vdekur të shtunën (27 shtator) në Tepelenë.  Sipas dëshmive që kanë dhënë në polici Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, por dhe nga deklarimet e bariut Armir Hitoveizi, ata pretendojnë se janë sulmuar me armë nga një person misterioz, në Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, aty ku është skena e krimit. I paqartë mbetet edhe momenti kur bariu Hitoveizi, që është banor i zonës, ka dalë në skenë dhe si u bë dëshmitar i ngjarjes.   Sipas tyre, biznesmeni italian dhe Braçët kanë qenë së bashku me dy fuoristradat, Land Roverin dhe Volksëagenin. Gjithmonë sipas dëshmisë së tyre, italiani ka qenë në fuoristradën e parë së bashku me një prej Braçëve.  Ekspertiza e...