Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar vendosjen e trupave në Portland, Oregon, duke autorizuar përdorimin e “forcës së plotë” nëse është e nevojshme, siç raporton BBC. “Po i drejtoj Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, të vendosë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur Portlandin e shkatërruar nga lufta, si dhe çdo objekt të ICE nën sulm nga Antifa dhe terroristë të tjerë të brendshëm”, ka skruar Trump në një postim në rrjetin e tij Truth Social. “Gjithashtu po autorizoj përdorimin e Forcës së Plotë, nëse është e nevojshme”, shkruan ai më tej. Ky vendim shënon zgjerimin e mëtejshëm të fushatës së administratës Trump kundër emigracionit të paligjshëm. Ligjvënësit demokratë të Portlandit janë shprehur më herët kundër këtij plani. “Nuk kam kërkuar dhe nuk kam...