Zelensky: Putin po përgatitet për një luftë më të madhe në Europë

Zelensky: Putin po përgatitet për një luftë më të madhe në Europë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka ngritur alarmin se Kremlini mund të zgjerojë agresionin përtej kufijve ukrainas, duke goditur një tjetër shtet evropian. Gjatë një deklarate në Kiev, pas kthimit nga një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Zelenskyy paralajmëroi se Moska po vë në provë mbrojtjen ajrore të vendeve anëtare të NATO-s përmes sulmeve me dronë dhe hyrjeve të paautorizuara në hapësirën ajrore të vendeve evropiane. “Putini nuk ka ndërmend të përfundojë luftën vetëm në territorin ukrainas. Ai kërkon të hapë një tjetër front, edhe pse ende nuk dihet ku. Është pjesë e qëllimit të tij strategjik”, theksoi presidenti ukrainas. Ai veçoi incidentet e fundit të dronëve dhe avionëve luftarakë rusë që kanë...