“Shit-blerjet e politikanëve, mos u ankoni për Ramën, Berisha i mori atij Ilir Metën dhe Kastriot Islamin, jo zyrtarë të dorës së dytë”

“Shit-blerjet e politikanëve, mos u ankoni për Ramën, Berisha i mori atij Ilir Metën dhe Kastriot Islamin, jo zyrtarë të dorës së dytë”

Në mandatin e katërt qeverisës, pasi nxori nga bashkëqeverisja aleatin e tij të majtë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka nisur të piketojë personazhe nga kampi opozitar për t’i afruar pranë vetes. Në mbledhjen e parë të qeverisë së re ai emëroi zëvendësministre të Brendshme Silva Cakën, ish-deputete e Partisë së Lirisë. Më herët gjatë verës Rama tërhoqi vëmendjen me emërimin e Genc Deromemës, një drejtues i degës lokale të Partisë Demokratike, si drejtor kadastre në Vlorë duke u justifikuar se I kishin mbaruar burimet njerëzore në kampin scocialist. Ai po ashtu afroi në radhët e partisë së tij dhe e futi në listën e kandidatëve për deputetë Endrit Brahimllarin, po ashtu një ish figurë qendrore në Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta,...