Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pas tragjedisë në familjen e Gjestit, Sara Kolami kundër ‘spektaklit publik’ të ngushëllimeve
Humbja e rëndë që ndodhi dje, kur në një aksident trafiku humbi jetën vëllai i artistit të njohur Gjest, ka prekur thellë opinionin publik. Ngjarja shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë figura publike shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre. Por kjo situatë ka hapur edhe një debat mbi mënyrën se si shprehet respekti dhe dhimbja në epokën e mediave sociale. Në këtë kuadër, aktorja Sara Kolami reagoi me një mesazh të fortë, duke kritikuar “spektaklin publik” që, sipas saj, shpesh shoqëron tragjeditë. “Në momente të tilla, familja dhe të afërmit kanë nevojë për qetësi dhe ngushëllim të sinqertë, jo për spektakël publik. Nuk matet respekti me një imazh bardh e zi apo një status të shpërndarë. Dhimbja nuk është për t’u bërë...