Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Mallakastër
Një vatër zjarri ka djegur plotësisht një stan bagëtish në fshatin Mashkullorë, Bashkia Gjirokastër ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuar banesat nga flakët. Flakët u shfaqën mesditën e sotme, rreth orës 13.10 në një ambient që përdorej për mbajtjen e kafshëve shtëpiake. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur automjeti zjarrfikës me efektivët. Me mbërritjen e tyre u konstatua se kasollja ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej në banesat përreth. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë izolimi i flakëve dhe u shmang përhapja e tyre. Zjarri nuk shkaktoi dëme në gjënë e gjallë ndërsa u regjistruan vetëm dëme materiale.