Doli për gjah me ortakun në Tepelenë, çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian

Doli për gjah me ortakun në Tepelenë, çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Edoardo Sarchi në Tepelenë. Biznesmeni italian kishte dalë për gjah. 44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, Tiranë, dhe është ortak në një fabrikë tullash. Viktima ka vetëm një plagë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të. Ata po merren në pyetje në lidhje me këtë vrasje, për të zbuluar më tepër detaje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Salari të Tepelenë. Sarchi ndodhej në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Salari, së bashku me disa persona të tjerë. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale. Shërbimet e Policisë janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur...