Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Letra e Oriana Fallaçit për të dashurin e saj: Më prit… edhe unë të kam pritur pa fund…
Letra e dashurisë e Oriana Fallaçit për Alekos Panagulis Bon, 26 gusht 1973Alekos i dashur,Unë të shkruaj rishtas për të të thënë se u ndjeva e lumtur, kur të dëgjova për herën e dytë në telefon. Edhe pse ne nuk mund të themi shumë, sepse ti nuk kupton asgjë nga ato që të them dhe unë nuk kuptoj asgjë nga ato që më thua, të dëgjoja zërin tënd ishte mrekulli. Pas atij momenti u ndjeva shumë mirë. Të falënderoj për përgjigjen që i dhe pyetjes sime se “Çfarë do të thotë për ty të jesh burrë?”. Kisha nevojë të dëgjoja përgjigjen tënde. Ishte një përgjigje e hatashme, më e mirë se poezia e Kipling. Ndoshta mund ta përdor, duke i shtuar fjalët e mia pyetjes tënde: “E për ty, çfarë do të thotë të jesh burrë?”. Unë...