Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Teatri hap dyert për të vegjlit, “Fundjava Magjike”, te “Kujtim Spahivogli”
Një atmosferë ndryshe i pret fëmijët e kryeqytetit në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku është vënë në skenë premiera më e re për moshat e vogla, “Fundjava Magjike”. Shfaqja vjen nën regjinë e Kleard Gërmenjit, duke sjellë një udhëtim plot fantazi, humor dhe emocione, që i fton fëmijët të besojnë te forca e imagjinatës dhe familjes. “Unë desha të ndalesha vetëm te familja, dhe për këtë arsye nuk është se e kam zhvilluar shumë background-in e personazheve të tjerë. sepse dua që dhe ata prindër që vijnë për të parë shfaqjen, të kuptojë që të gjithë ne kemi në dorë të ardhmen e fëmijës”, shpreher regjisori Kleard Gërmenjit. Rolin kryesor e mban aktorja Fabiana Proi, e cila me energjinë dhe lojën e saj arrin të...