Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 37-vjeçari turk, organizator i rrjetit, policia sekuestron…
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, ka vijuar me veprime të zgjeruara hetimore në kuadër të operacionit “Space”, i nisur më 22 shtator 2025, për goditjen e një rasti të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të përshtatura në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Si rezultat i fazës së dytë të hetimeve, është identifikuar dhe arrestuar organizatori i dyshuar i rrjetit, një shtetas turk me inicialet I. Y., 37 vjeç, i cili u lokalizua dhe u ndalua nga forcat e Policisë në Tiranë. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 3 telefona celularë të cilët dyshohet se përmbajnë të dhëna të rëndësishme për aktivitetin kriminal dhe rrjetin e prostitucionit. Operacioni “Space” nisi më 22 shtator, kur u arrestuan 3 shtetase kineze,...