Pas denoncimit në Saranda Web, zgjidhet kriza e ujit në Dhrovjan

Pas denoncimit në Saranda Web, zgjidhet kriza e ujit në Dhrovjan

Pas denoncimit në Saranda Web, zgjidhet kriza e ujit në Dhrovjan   Vetëm pak orë pasi banorët e fshatit Dhrovjan publikuan në Saranda Web ankesën e tyre për mungesën e ujit, ka ardhur edhe reagimi i institucioneve. Punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë, që mbulon edhe zonën e Bashkisë Finiq, ndërhynë duke shtruar një tubacion të ri për të furnizuar banorët nga një burim alternativ.     Nëpërmjet një videoje dërguar në Saranda Web, banorët shprehën shqetësimin se Dhrovjani ndodhej prej një jave në krizë të rëndë për mungesë uji, pasi burimi kryesor ishte tharë. Ata u ankuan se ishin detyruar të blinin ujë edhe për konsum ditor, ndërsa rreth 2000 krerë bagëti po rrezikonin mbijetesën, pasi furnizimi me bidona nga Bistrica ishte bërë i pamundur....