Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri
Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve të para nga ana e policisë, viktima është rreth moshës 70 vjeç dhe trupi është gjetur rreth orës 06:40 pranë bregut. Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.