Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kontinenti”/ Arrestohet 22-vjeçari, trafik droge përmes postës, 7 kg kanabis të porositur nga Kanadaja
Një rast i tentativës për trafik të drogës nga Kanadaja është goditur nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin e Qendrës Tranzite të Postës Shqiptare, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, arrestoi në flagrancë shtetasin O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër. I riu u kap në një degë postare në Vorë, në momentin që po merrte një pako që përmbante 7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je. Sipas hetimeve të para, droga dyshohet se ishte trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë përmes postës. Hetimet e mëtejshme bënë të mundur edhe identifikimin e porositësit të pakos, shtetasit Z. M., i cili aktualisht është...