Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Rikthehet’ skandali Epstein, Elon Musk dhe Princi Andrew përmenden në dokumentet sekrete
Miliarderi Elon Musk dhe Princi Andrew janë mes emrave që përmenden në dokumente të reja të bëra publike nga demokratët në Kongresin amerikan, të cilat lidhen me financierin e ndjerë dhe të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Dokumentet, që janë dorëzuar në Komitetin për Mbikëqyrje dhe Reformë të Dhomës së Përfaqësuesve nga përfaqësuesit e pasurisë së Epstein-it, tregojnë se Musk ishte ftuar në ishullin privat të Epstein-it në dhjetor të vitit 2014. Ndërkohë, një manifest fluturimi nga New Jersey drejt Floridës në maj të vitit 2000 tregon se Princi Andrew ishte mes pasagjerëve. Të dy, Musk dhe Princi Andrew, janë kontaktuar për koment nga mediat. Princi Andrew ka mohuar me vendosmëri çdo gjë. Musk është cituar më herët të ketë thënë se kishte marrë ftesë...