Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Debat i nxehtë në Britani, a do t’u hiqet emigrantëve “arma” që përdorin për t’i shpëtuar dëbimit?
Në Britani po shtohen thirrjet politike për largim nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), një instrument ligjor që përdoret shpesh nga emigrantët, përfshirë shqiptarët, për të shmangur dëbimin, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e mbrojtjes së të drejtave të tyre. Ndërsa qeveria britanike debaton për reformën apo tërheqjen nga ECHR, shumë emigrantë mund të humbasin një nga mjetet kryesore ligjore për të qëndruar në vend. Në një artikull të publikuar së fundmi, Sky News raporton se ka ndjekur nga afër një seancë apeli në një gjykatë emigracioni në Britani, për të parë sesi Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) po përdoret nga migrantët dhe avokatët e tyre në përpjekjet për të qëndruar në Britani, ndërsa presioni politik nga e djathta për...