Ibrahimaj në Emiratet e Bashkuara Arabe: Bashkëpunim në kërkim shkencor, edukim dhe projekte inovacioni

Ibrahimaj në Emiratet e Bashkuara Arabe: Bashkëpunim në kërkim shkencor, edukim dhe projekte inovacioni

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe vizitoi kampusin “Mohamed bin Zayed University of Artificial Intelligence”,  MBZUAI, një nga institucionet më prestigjioze në botë për zhvillimin e AI. Gjatë vizitës në kampus, ministrja Ibrahimaj shoqërohej nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, si dhe Gjergji Taho nga DURANA Tech Park. “Gjatë vizitës patëm mundësinë të diskutojmë me drejtuesit e lartë mbi bashkëpunimin në kërkim shkencor, edukim dhe projekte inovacioni”, theksoi Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale. Ministrja Ibrahimaj u shpreh se “këto ura partneriteti ndërkombëtar janë thelbësore për të ndërtuar një Shqipëri moderne, ku dijet dhe...