Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, një aleancë e pathyeshme
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi është shoqëruar edhe me një fotografi zyrtare, ku të dy liderët shfaqen së bashku me Zonjat e Para. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë momentet nga ky takim, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkruan presidenti Begaj. Ky takim ka ndodhur gjatë punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku Presidenti Bajram Begaj po ndjek nga afër punimet. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Nju Jork, Begaj ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë, ku fokusi i bisedës ka qenë në rolin aktiv të Shqipërisë...