“Korrupsion në Bashkitë e vendit”/ Erion Isai nën hetim, reagon gazetari: Ata nuk kanë frikë, nuk është rasti i parë…

Gazetari, Sami Neza në një intervistë televizive u shpreh se rasti i hetimit të kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai tregon për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen në administratën qendrore por edhe në pushtetin lokal.
Sami Neza: Është një model i menaxhimit lokal të burimeve financiare të buxhetit lokal nga ana e drejtuesve të bashkisë.
Nuk është as rasti i parë dhe nuk do jetë as rasti i fundit.
Përkundrazi është një rast që na siguron për vazhdimësinë e proceseve korruptive që zhvillohen ashtu si në administratën qendrore, edhe në pushtetin lokal që drejtohet nga e majta nga PS.
Problemi këtu është jo thjesht lufta kundër korrupsionit apo identifikimi i rasteve, incidencave të korrupsionit siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kolonjës.
Problemi është se nuk ka kurrfarë angazhimi të strukturave të administratës publike, të strukturave kontrolluese, të strukturave audituese të cilat janë brenda çdo lloj institucioni për të verifikuar, për të kontrolluar dhe për të dërguar përpara përgjegjësisë penale zyrtarë të cilët abuzojnë me fondet e buxhetit të shtetit.
Pra kemi një administratë publike e cila funksionon në mënyrë gati gati autike në raport me korrupsionin, në raport me transparencën dhe në raport me përgjrgjshmërinë që duhet të ketë një administratë për paratë por edhe për publikun.
Problemi më i madh është fakti që ata nuk kanë frikë. Nuk kanë frikë pavarësisht se ne çdo ditë dëgjojmë për arrestime. Çdo ditë ne dëgjojmë për hapje procedurash penale.
Fakti që nuk ka frikë do të thotë se edhe proceset hetimore nuk i kanë shkuar deri në fund atik mekanizmi i cili prodhon korrupsionin në administratën publike.