EMRI / I akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Shëngjin 36-vjeçari

EMRI / I akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Shëngjin 36-vjeçari

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Member”, që çoi në kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprimtari të rëndë kriminale. Në pranga ka rënë Fredi Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili u ndalua në zonën e Ishull Shëngjinit, ku dyshohej se fshihej prej kohësh. Sipas njoftimit zyrtar, Fredi Pali ishte në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me vendim të datës 11 prill 2023. Ai akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë: Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprave penale nga...