Vrasja e Klevis Lleshit për gjakmarrje, SPAK zbardh detaje: Aurel Hoxha porositi ekzekutimin, u paguan 50 mijë euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara, SPAK, ditën e sotme goditi një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash. Sipas SPAK, grupi kriminal drejtohej nga shtetasi Aurel Hoxha.
Hetimet e kryera në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:Lexo edhe :Related Posts
-Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;

-Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj.
SPAK: Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë hetimeve u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, Klevis Lleshi më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.
SPAK: Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi Aurelinjo Kalaveri (alias Aurel Hoxha), në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.
Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, Samet Loka, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi Sabah Nuzi. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
SPAK: Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi Aurel Hoxha, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar. Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri.  Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.
Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasit
-Aurelinjo Kalaveri (alias Aurel Hoxha), i dyshuar për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;– “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
-Sabah Nuzi, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
-Samet Loka, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës Klevis Lleshi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
-S.L, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25.09.2025.
Zbatimi i masave të sigurisë ndaj shtetasve Sabah Nuzi dhe Samet Loka, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal shtetasin Aurelinjo Kalaveri (alias Aurel Hoxha).
Pas bashkëpunimit të ngushtë me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane është bërë e mundur arrestimi në Itali i shtetasit nën hetim S.K,./vizionplus.tv