Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dronë misteriozë edhe në qiejt e Francës, Danimarka mbyll sërish aeroportin e Alborgut
Vala e dronëve misteriozë mbi qiejt e Europës përfshin edhe Francën. Ushtria franceze konfirmoi se kishte pikasur disa dronë të panjohur në hapësirën ajrore pranë bazës së Mormelonit në verilindje të vendit natën e të hënës. Ashtu si në vende të tjerë të NATO-s, dronët nuk kanë shkaktuar asnjë dëm. Nuk dihet nëse ato kanë lidhje me Rusinë, por në këtë bazë janë kryer më parë trajnime të ushtarëve ukrainas. Autoritetet franceze po hetojnë për origjinën dhe motivin e fluturimit të jashtëligjshëm mbi zona ushtarake. Në Danimarkë, fluturimi i dronëve misteriozë i nisur natën e të mërkurës mbi Aalborg duket se ka vazhduar deri natën e të enjtes, kur banorët vendas pikasën dhe filmuan këto pamje. Prania e tyre vijon të mbetet mister. Aeroporti i...