Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E ngarkuara me punë e SHBA takim me Albana Koçiun: Të zbatojmë zotimin e Trump, të zhdukim kartelet e drogës
Ditën e sotme, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare. Komentet VanHorn i bëri gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun, shkruan A2 CNN. Po ashtu, në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë shkruhet se duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta. Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë: Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe...