Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë/ Në Apel mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm ndaj Fran Marashit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit.