Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ujëmbledhësi i Suçit në Klos i pambrojtur/ Roje nuk ka, uji merret nga përroi, jeta dhe shëndeti i banorëve, në rrezik
Pak ditë më parë, një video amatore ku një person i zonës së Klosit kishte filmuar mënyrën sesi furnizohej me ujë ujëmbledhësi i Suçit në Klos. Një tub i gjatë plastik lidhte ujëmbledhësin me përroin e fshatit, nga ku me sa duket merret ujë për të mbushur rezervuarin, ku niveli është i ulët, në mënyrë që rrjeti të furnizohet normalisht. Këto pamje sjellin shqetësim të madh mbi mënyrën sesi depot furnizohen me ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe për faktin që çdokush mund të ketë akses në ujëmbledhësin e qytetit. Për këtë shqetësim News24 shkoi në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Dibër dhe degës së Klosit. Përgjegjësi i ujësjellës kanalizimeve Klos Kastriot Pjetri, thotë se depot të cilat janë në një zonë malore e të...