Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për një 24-vjeçar, të identifikuar me inicialet D. M.
Mësohet se 24-vjeçari me profesion farmacist ka goditur për shkak të detyrës me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Goditi me shpullë në fytyrë mjekun, e pëson farmacisti në Vlorë
