Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet?
Thellimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Uashingtonit përmes Dialogut Strategjik. Kjo është paralajmëruar muajt e fundit gjatë takimeve midis zyrtarëve të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, nuk është saktësuar se çfarë do të nënkuptonte ky Dialog Strategjik gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan, Donald Trump. “Raportet diplomatike midis Serbisë dhe SHBA-së, të cilat zgjasin më shumë se 140 vjet, kanë kaluar rrugën nga aleanca deri tek armiqësia”, kujtoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq. Dialogu Strategjik që SHBA-ja zhvillon me dhjetëra shtete të botës me qëllim thellimin e bashkëpunimit, përfshin një sërë fushash, nga ekonomia, siguria e deri te politika e jashtme. “Është e sigurt që gjatë mandatit të dytë të ‘udhëheqësit të...