Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohet muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, mendohet se është ndërtuar në shek. III para Krishtit
Nga Julia Vrapi Zbulime të reja arkeologjike në parkun e Amantias. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shekullin III para Krishtit. Parku arkeologjik i Amantias është një nga destinacionet kryesore turistike për qarkun e Vlorës dhe është bërë objekt studimi dhe gërmimi arkeologjik për shumë vite. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se muaji gusht dhe fillimi i muajt shtator, sollën zbulime të reja arkeologjike, si dhe projekte restaurimi, në parkun arkeologjik të Amantias. “Gjatë gërmimeve arkeologjike, u zbulua një element i panjohur më parë për arkeologët: Muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek....