Turisti holandez rrëfen tmerrin në Shqipëri: Më mbajtën 10 ditë në qeli sepse gërvishta makinën e një politikani

Turisti holandez rrëfen tmerrin në Shqipëri: Më mbajtën 10 ditë në qeli sepse gërvishta makinën e një politikani

Pushimet në Shqipëri për çiftin holandez Perry dhe Annelies u kthye në një përvojë të tensionuar ligjore, pas një përplasjeje të vogël me makinën me qira. Sipas rrëfimit të Perry për Detelegraaf, gjatë parkimit pranë hotelit në Gjirokastër, ai përplasi një makinë tjetër. Fillimisht incidenti dukej i vogël, por situata u përshkallëzua kur policia mbërriti dhe rruga u bllokua. Edhe pse testi i frymëmarrjes rezultoi 0.0, Perry u detyrua të shkonte në komisariat. Situata u komplikuar më tej sepse, sipas turistit, makina që goditi i përkiste një politikanit të lartë lokal. Perry përfundoi duke qëndruar 10 ditë në qeli, ku kushtet ishin të vështira, me dritat e ndezura gjatë gjithë ditës dhe komunikim të kufizuar me familjen. Ambasada holandeze ndërhyri për të ofruar ndihmë konsullore....