Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasadori i Palestinës i zhgënjyer nga Shqipëria: Populli juaj është me ne, duhet të jetë dhe shteti
Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, në një intervistë për emisionin “Rretheqark” në A2 CNN me gazetarin Xhevahir Qardaku, u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës. “Fatkeqësisht, kam pritur më shumë nga qeveria e Shqipërisë që të jetë në anën tonë, veçanërisht gjatë këtij konflikti. Shqipëria e ka njohur Palestinën në vitin 1988 dhe ka qenë ndër të parat që na kanë mbështetur, por kohët e fundit kam parë qëndrime që nuk janë në krahun tonë,” deklaroi Mhanna. Ai theksoi se Gaza nuk është vetëm një çështje mes Izraelit dhe Hamasit, por një tragjedi humanitare që po prek miliona civilë. “Në Gaza po vdesin gra, fëmijë dhe njerëz të pafajshëm. Njerëzit po digjen...