Berisha publikoi foton e Vangjush Dako me telefon në qeli, Basha: Nuk ishte reale, e bërë me inteligjencë artificiale

Kreu i PD-së, Sali Berisha postoi ditën e djeshme një foto të Vangjush Dakos, ku ky i fundit shihej me një celular në dorë, ndërsa krahas tij ishte një person tjetër. Por, pa kaluar as 24 orë, Berisha e fshiu postimin, të cilin e kishte shitur si denoncim nga qytetari dixhital.
Faik Basha, ish-nëndrejtor i burgjeve, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizon Plus, e quajti si një foto jo reale, por me inteligjencë artificiale.
“Sa e pashë dje foton, pashë që nuk ishte reale. Nuk di si njerëz pranë doktorit e kanë lejuar ta postojnë. Si drejtues kam kapur vetë disa sende të ndaluara. Ata tentojnë t’i fusin, dhe institucioni i pengon”, tha Basha.
Të njëjtin mendim ndante edhe gazetarja Klesiana Omeri, duke shtuar se kanë ndodhur shumë raste të tilla.
“Kishte element si foto që të bëjnë të dyshosh. Kemi parë raste të shumta”, tha gazetarja Omeri.
/vizionplus.tv