Bastisje, gjoba dhe fshehtësi: Brenda ‘botës së fshehtë’ dhe të paligjshme të tatuazheve në Korenë e Jugut

Bastisje, gjoba dhe fshehtësi: Brenda ‘botës së fshehtë’ dhe të paligjshme të tatuazheve në Korenë e Jugut

Kur Kim Chan-hoe shkon në punë, ai e mbyll derën me çelës dhe kontrollon kamerat e sigurisë, për t’u siguruar që nuk ka ndonjë polic përreth. Ai nuk e përmend profesionin e tij të përhershëm kur aplikon për kredi bankare, duke e ditur se do ta refuzonin menjëherë. Ai thotë se është raportuar në polici kaq shumë herë dhe është detyruar të paguajë gjoba të rënda, saqë tashmë policët e njohin. Kjo sepse Kim është një artist tatuazhesh — një profesion që ka qenë i paligjshëm për dekada në Korenë e Jugut, edhe pse është bërë gjithnjë e më i popullarizuar. “Kur hyj në një stacion policie apo një zyrë qeveritare, ata nuk më shohin si një artist i aftë tatuazhesh — më shohin vetëm...