“Ja faji i vetëm i Lul Bashës”, Kalaja: Nuk gaboi kur dogji mandatet, por kur nuk…

“Ja faji i vetëm i Lul Bashës”, Kalaja: Nuk gaboi kur dogji mandatet, por kur nuk…

Aulon Kalaja rrëfeu në A2 CNN se ka qenë një ndër demokratët që votoi në Këshillin Kombëtar për djegien e mandateve, duke thënë se Basha nuk gaboi me këtë lëvizje, por duhet t’i shkonte deri në fund kësaj rruge dhe jo të bashkëpunonte me Edi Ramën. Në lidhje me situatën aktuale, Kalaja tha në Off the Record se nëse PD e cilëson 11 majin një farsë zgjedhore duhet ta ketë si opsion djegien e mandateve. “Unë e kam dëgjuar që ka një vendim që nuk digjen më mandatet. Unë kam votuar pro djegies së mandateve. Ka shumë njerëz që thonë e ka fajin Lul Basha. Një faj që ka pasur Basha është që nuk e çoi deri në fund. Di shumë njerëz që në Këshill...