Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në gjashtë bashki, Begaj flet për afatet: Pres njoftimin për vakancat, pastaj…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thotë se do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme, që priten të zhvillohen në gjashtë Bashki, mes tyre dhe në Tiranë. Ai theksoi në “Real Story” se institucioni i kreut të shtetit pret njoftimin e vakancave nga qeveria dhe pastaj do të vihet në lëvizje për të konkretizuar dhe dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Pas këtij hapi, Begaj thekson se brenda 48 orësh do duhet të shpallë sipas Kushtetutës “organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki”. Pjesë nga intervista: Sokol Balla: Duket se qeveria është e interesuar për nisjen e një reforme zgjedhore siç e kërkojnë edhe BE që kërkon që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, por opozita duket për momentin...