Tonelata në treg/ Fruta me pesticide, u futën nga jashtë 18 tonë pjeshkë dhe rrush të ndaluara nga BE, asgjësohen…

Edhe fermerët europianë abuzojnë më përdorimin e “pompës me helme“ në bujqësi. Brenda një jave Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar tre ngarkesa më rrush dhe pjeshkë nga Greqia dhe Italia pasi ato rezultuan me përmbajte të lartë pesticidesh.
Në njoftimin zyrtar të AKU, institucion ky ende i varur nga Ministria e Bujqësisë, kemi vetëm aksionin e bllokimit por ne si qytetarë nuk mësojmë as sasinë e asgjësimit dhe as sasinë e importit.
Të fshehësh të vërtetën nuk të ndihmon aspak, pasi kjo nuk e ndryshon realitetin, pavarësisht kësaj raportohet që në Shqipëri janë importuar 8 ton rrush me kimikate dhe trupa inspektuese e AKU ka asgjësuar vetëm 747 kg, në doganën e vendit tonë janë future 10 ton me pjeshke të rrezikshme, dhe janë asgjësuar dhe bllokuar nga inspektoret e ushqimit vetëm 28 kg.
Ku është sasia tjetër e pjeshkës dhe e rrushit të rritur me helme, a është ajo ende në treg, apo tashmë ka shkuar në tryezat e shqiptarëve dhe është konsumuar. Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë vetë Ministria e Bujqësisë.