“Balkan Jazz Showcase” në edicionin e pestë në Universitetin e Arteve, një festival që po merr përmasa ndërkombëtare

“Balkan Jazz Showcase” në edicionin e pestë në Universitetin e Arteve, një festival që po merr përmasa ndërkombëtare

 Nga Julia Vrapi Grupe muzikore me artistë shqiptarë dhe të huaj në koncertet e “Balkan Jazz Showcase”, që këtë vit zhvillon edicionin e pestë të tij. Festivali që vjen i fokusuar te artistët dhe muzika xhaz sjell një program të pasur muzikor. Festivali nis nga teatri i Vlorës, për të vijuar dhe me të tjerë grupe artistësh në netët e tij në Universitetin e Arteve. Jo vetëm muzikantë të njohur janë pjesë e këtij festivali, por një hapësirë e veçantë i kushtohet edhe artistëve të rinj. “Balkan Jazz Showcase 2025 (25-28 shtator) thuhet në njoftim për këtë edicion përfaqëson identitetin e një festivali gjithnjë e më ndërkombëtar, i cili mbi bazat e muzikës jazz ndërton një program të larmishëm, të hapur ndaj ideve të reja...