Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë në Has, gjendet i pajetë 27-vjeçari që kishte humbur prej 6 prillit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën malore të Pashtrikut në Has, ku është gjetur i pajetë 27-vjeçari me iniciale A.Ll., i cili ishte raportuar i zhdukur që prej 6 prillit. I riu kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru, por që prej atij momenti familjarët nuk arritën më të kishin kontakt me të. Familjarët e tij, përfshirë babain Rizah dhe tre xhaxhallarët, ndërmorën menjëherë një aksion kërkimi, duke sfiduar motin e keq dhe terrënin e vështirë malor. Megjithatë, përpjekjet e tyre të vazhdueshme nuk sollën rezultat deri në momentin e gjetjes tragjike të trupit të pajetë. Edhe policia, pavarësisht angazhimit në terren, nuk arriti të gjente të riun në kohë për ta shpëtuar. Situata është rënduar edhe më tej kur babai i...