Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Berisha e ka futur PD në një marrëzi”/ Zgjedhjet në Tiranë, reagon analisti: E ka bërë partinë të pabesueshme
Qeveria vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vendimi u mor ne mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që miratoi propozimin e mbërritur nga këshilli bashkiak. Partia Socialiste do të kandidojë me Ogerta Manastirliun. Kurse Sali Berisha nuk ka ende një kandidat për Tiranën dhe nuk është gati për këtë garë të rëndësishme, vazhdon të bëjë avokatin e Veliajt. Analisti i njohur Ergys Mërtiri, u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike është gati të mbrojë cilindo person, i cili ka probleme me SPAK. Sipas tij, Sali Berisha “luftën” kryesore e ka me drejtësinë dhe në këto rrethana kërkon të shtojë aleatë, të cilët preken nga SPAK. Ai theksoi se Sali Berisha në vetvete nuk dëshiron të ketë zgjedhje...