Shkolla Amerikane në New York/ Presidenti Begaj i pranishëm: Program akademik mes gjuhëve, urë lidhëse mes brezave,…

Shkolla Amerikane në New York/ Presidenti Begaj i pranishëm: Program akademik mes gjuhëve, urë lidhëse mes brezave,…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi vizitë në shkollën amerikane të qytetit të New York, P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht. Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe, jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Presidenti Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan. Për sa i përket kurrikulës së këtij programi dygjuhësh që përfshin të gjitha lëndët e kurrikulës, Presidenti Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare. “Më tepër se sa risi, programi shërben si urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe kombeve”, – u shpreh Presidenti Begaj në prani të nxënësve,...