‘Kur padrejtësinë e shkakton vetë pushteti’/ Sot u emërua zëvendësministre, Caka 1 vit më parë bënte thirrje për protestë kundër Ramës

‘Kur padrejtësinë e shkakton vetë pushteti’/ Sot u emërua zëvendësministre, Caka 1 vit më parë bënte thirrje për protestë kundër Ramës

Silva Caka është eksponentja e radhës që i bashkohet Partisë Socialiste duke lënë pas jetën në opozitë. Ajo u emërua sot në detyrën e zv/ministres së Brendshme dhe nga sot do të jetë pjesë e qeverisë. Caka, e cila dikur mbante edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, në një deklaratë të 20 shkurtit 2024 u bënte thirrje qytetarëve që të protestonin kundër qeverisë së udhëhequr nga PS dhe kryeministri Edi Rama     Në atë kohë ajo shprehej se qeveria ka thyer çdo premtim që ka bërë përpara se të vinte në pushtet dhe se çdo shqiptar kishte “një mijë e një arsye për të protestuar”. “Nëse ke qoftë edhe një arsye, sado e vogël dhe e parëndësishme mund...