“Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Ballukut”/ Reagon ashpër gazetari: Teatri i dytë i Edit, kanë përplasje…

“Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Ballukut”/ Reagon ashpër gazetari: Teatri i dytë i Edit, kanë përplasje…

Gazetari Anri Bala, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëdhëniet brenda mazhorancës dhe pozicionin e zv/kryeministres Belinda Balluku në qeveri. Sipas Balës, pas një fasade bashkëpunimi institucional, fshihet një përplasje e vërtetë mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, e cila, sipas tij, do të çojë shumë shpejt në largimin e saj nga qendra e pushtetit. “Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Belinda Ballukut. Ky është teatri i dytë i Ramës, sepse mesa di unë, ka një përplasje të fortë mes të dyve”, deklaroi gazetari. Ai shtoi se kjo përplasje nuk është vetëm personale, por e lidhur ngushtë me grupet e interesit që mbështesin Ballukun dhe që aktualisht janë në konflikt të hapur me vetë kryeministrin....