Ish- deputetja e Partisë Socialiste njëherësh ish- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali është Zëvendësministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Edona Bilali i bashkohet qeverisë pas një rezultati të mirë në zgjedhjet e 11 Maj 2025 duke u renditur e para me numër votash në qark dhe e dyta grua socialiste më e votuar në Shqipëri. Kjo është ndoshta arsyeja pse Edona Bilali është zgjedhur zv. Ministre ne Ministrinë më të rëndëshme e cila mbulon më shumë se 70% të buxhetit të shtetit duke ju bashkuar ekipit të numrit dy të qeverisë.
Përveç peshës politike, znj. Bilali ka edhe një karrierë shumë të pasur profesionale në fushën e projekteve zhvillimore. Kujtojmë që së fundi ajo mori titullin “Doktor” në Austri me rezultatet më të larta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
