BE shtyn ndalimin e importeve të lidhura me shpyllëzimin për herë të dytë

Partnerët tregtarë, përfshirë SHBA-në, dhe shtetet anëtare i kishin bërë presion Brukselit për të shtyrë më tej ligjin për klimën BE-ja po shtyn ndalimin e importeve që rrjedhin nga shpyllëzimi për herë të dytë, pas presionit nga SHBA-ja dhe partnerë të tjerë tregtarë.Jessika Roswall, Komisionerja për Mjedisin fajësoi problemet teknike për shtyrjen e re njëvjeçare, duke thënë se sistemi i regjistrimit mund të dështojë kur ligji të hyjë në fuqi në fund të vitit.Ligji synon të ndalojë konsumatorët europianë të kontribuojnë në krizën klimatike kur blejnë produkte të prodhuara nga prerja e pyjeve. Ai do të ndalonte importet duke përfshirë kafenë, kakaon, gomën, drurin dhe vajin e palmës nëse prodhuesit nuk do të ishin në gjendje të provonin se nuk ishin rritur në zona të shpyllëzuara.Disa shtete anëtare ishin ankuar se kompanitë nuk ishin të gatshme të zbatonin legjislacionin. Roswall mohoi se SHBA-ja ose homologët e tjerë tregtarë kishin ndikuar në vendim.Ligji u propozua për herë të parë në vitin 2021 si pjesë e ligjit ambicioz të BE-së për klimën, i cili u zbut pas protestave të fermerëve, shqetësimeve rreth ekonomisë së dobët të bllokut dhe një fokusi në investimet në mbrojtje pas luftës së Rusisë në Ukrainë.Dhjetorin e kaluar, Komisioni Europian e shtyu zbatimin e tij me 12 muaj deri në fund të këtij viti.Propozimi i ri kërkon marrëveshje nga shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian.SHBA e ka dënuar legjislacionin, ashtu si edhe prodhuesit e mallrave si Brazili dhe Indonezia, të cilët sapo kanë rënë dakord për marrëveshje tregtare me BE-në.Sipas një marrëveshjeje tregtare që BE-ja arriti me administratën Trump këtë verë, Brukseli pranoi të “punojë për të adresuar shqetësimet e prodhuesve dhe eksportuesve amerikanë” mbi ligjin e shpyllëzimit. BE-ja gjithashtu pranoi se “prodhimi i mallrave përkatëse brenda territorit të Shteteve të Bashkuara përbën rrezik të papërfillshëm për shpyllëzimin global”.Këshilli Amerikan i Shpyllëzimit tha këtë muaj se ligji i BE-së po “shkatërrohej nga të gjitha anët” dhe ishte një përpjekje “e gabuar” për të parandaluar shpyllëzimin global.India e ka ngritur gjithashtu çështjen me zyrtarët e BE-së gjatë bisedimeve të tyre tregtare.Vendet në zhvillim argumentojnë se ligji mund të përjashtojë miliona pronarë të vegjël nga tregu i BE-së, pasi atyre u mungojnë burimet dhe njohuritë teknike për t’u pajtuar.Komisioni është përpjekur të qetësojë shqetësimet mbi zbatimin e tij duke publikuar një udhëzim prej 81 faqesh që përcakton se si kompanitë duhet të mbledhin të dhëna vendndodhjen gjeografike për produktet e tyre.Ai gjithashtu ka ngritur observatorin e vet të shpyllëzimit bazuar në imazhet satelitore europiane, megjithëse partnerët tregtarë si Australia kanë kundërshtuar të dhënat që përdoren.Polonia, një nga shtetet anëtare më të zëshme kundër legjislacionit të gjelbër të BE-së, këtë muaj bëri thirrje për një vonesë dyvjeçare.“Modeli aktual imponon barrë disproporcionale, veçanërisht në vende si Polonia, ku rreziku i shpyllëzimit është i papërfillshëm”, sipas një dokumenti pozicionimi të qeverisë polake.Varshava, së bashku me Uashingtonin dhe disa kryeqytete të BE-së, ka lobuar për një kategori “zero-rrezik” në të cilën do të përfshihen shumë shtete anëtare.Ata gjithashtu po shtyjnë që prodhuesit e vegjël të përjashtohen nga raportimi dhe që detyrimet e kujdesit të duhur duhet të vendosen vetëm mbi operatorin, që vendos produktet në tregun e BE-së, dhe jo mbi të gjithë zinxhirin e furnizimit.Industria është e ndarë për ligjin.Kompanitë e kakaos dhe gomës, përfshirë Nestlé, Unilever, Michelin dhe Pirelli, kanë lëshuar deklarata kundër vonesës së ligjit, ndërsa lobet e pylltarisë, fermerët dhe botuesit e revistave kanë bërë thirrje që ai të thjeshtohet dhe të shtyhet.Swedish Enterprise, një shoqatë punëdhënësish me 60,000 anëtarë, tha se ishte në favor të kufizimit të kërkesave “komplekse” të kujdesit të duhur të ligjit “te operatori që vendos i pari produktin në tregun e BE-së”. / FT  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.