Integrimi në BE, ambasadori Gonzato në zyrën e ministrit të Drejtësisë, ja çfarë i komunikoi

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se BE ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë.
Ambasadori Gonzato ka theksuar në takim se ndryshimet në Kodin Penal shqiptar do të bëhen për t’u përafruar me standardet europiane.
“Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua dje me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë për të forcuar më tej institucionet e drejtësisë, për të ofruar ekspertizë dhe për të nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin.
Ambasadori Gonzato theksoi se Shqipëria pritet të ndryshojë disa dispozita të Kodit Penal për t’i përafruar ato me standardet evropiane dhe me legjislacionin e BE-së, duke i dhënë përparësi ndryshimeve që nevojiten për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme pjesë e Grupkapitullit të parë.
Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të reformës në drejtësi të vitit 2016, në përputhje me arkitekturën e saj aktuale, si dhe arritjen e një ekuilibri të drejtë midis pavarësisë dhe llogaridhënies”, njofton zyra e BE.