Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Lidhje me narkotrafikantët”, denoncimi i Berishës: Rama, ministra dhe zyrtarë të lartë udhëtuan me charter në Arubas…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë e ministra të tij kanë lidhje me narkotrafikantët e Arubas. Ai tha se në vitin 2019 ata kanë udhëtuar drejt këtij vendi me charter, ndërsa shtoi se ata kanë lidhje me këto organizata terroriste. Jam sot këtu për t’ju rikujtuar se mes qeveritarëve dhe narkotrafikantëve ndërkombëtare ka pasur dhe ka lidhje. I kam shtruar drejtpërdrejt Ramë pyetjen; A ke marr pjesë ti në takimin me Arubas. Takimi i Arubas, sipas interceptimeve të Antimafias italiane, të publikuara në një libër që ka dalë këto ditë, është zhvilluar më datë 19 janar të vitit 2019. Një grup ministra, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit. Kanë udhëtuar me një charter në Aruba, që është një nga zonat më...