Katër të rinj gjermanë kapen në Lezhë me kanabis

Katër të rinj gjermanë kapen në Lezhë me kanabis

Policia e Lezhës ka vënë në pranga katër të rinj gjermanë, të cilët mbanin në makinë lëndë narkotike. Ata, dyshohen se donin ta shisnin lëndën narkotike në doza. “Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.  Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Më tej, policia bën me dije se këta persona u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin...