Sot seanca për Metën, Irena Gjoka do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes

Sot seanca për Metën, Irena Gjoka do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes

Sot, në orën 11:00, në GJKKO do të mbahet seanca e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, dhe do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00.