Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Person me rrezikshmëri të lartë, e shkuara e errët e të riut që mori peng 19-vjeçarin dje në Sarandë
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me autorin e dyshuar për pengmarrjen dje në Sarandë të Francesk Manit. Geraldo Obzova, me precedentë që në moshë të mitur për “vjedhje” disa herë, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kultivim i bimëve narkotike”, konsiderohet nga policia e Sarandës person me rrezikshmëri të lartë. I riu dyshohet se dje, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” 19- vjeçarin, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.