Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Sy për sy, dhëmb për dhëmb’! Rrëfimet tronditëse të skuadrave të vdekjes së Dutertes
Kur përfundonin operacionet, skuadrat e vdekjes të policisë shpesh mblidheshin nëpër baret e Manilës. Jo vetëm për të “shfryrë” pas netëve të gjata të gjakut, por edhe për arsye supersticioni: kishin frikë se shpirtrat e viktimave do t’i ndiqnin në shtëpi. “Imagjino, vrava 47 njerëz dhe pastaj thjesht të flej? Jo, duhej të pija, të pija vetëm që të më zinte gjumi,” rrëfen një prej tyre. “Ne jemi filipinas… nëse shkon në shtëpi pas vrasjeve, shpirti mund të të ndjekë.” Organizatat e të drejtave të njeriut besojnë se deri në 30 mijë përdorues dhe tregtarë të dyshuar droge u ekzekutuan gjatë asaj që u quajt “lufta kundër drogës”, e nisur menjëherë pasi Rodrigo Duterte erdhi në pushtet në vitin 2016. Shumë prej këtyre vrasjeve dyshohet se u...