Paralajmërimi tronditës i avokatit Idajet Beqiri: Sali Berisha ka përgatitur shënjestrën e re, ja politikani i PD…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta, pra është pro një qëndrimi radikal. Ndërkohë ka qenë më herët deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili ju ka sugjeruar demokratëve të mbledhin 1.000 euro për të siguruar ushqim për 20.000 qytetarë protestues që të bllokojnë Parlamentin. Por jo vetëm kaq, ka qenë edhe deputeti demokrat, Xhelal Mziu, i cili ka bërë deklarata sa politike aq edhe penale, duke thënë që ‘Rama nëse nuk na blen, na vë tritolin’. Avokati Idajet Beqiri ka komentuar këto deklarata për “Abc News”, duke theksuar se ato pasqyrojnë një plan të rrezikshëm të orkestruar nga Sali Berisha për të krijuar një situatë të ngjashme me ato që ai ka përdorur në të kaluarën për të ruajtur pushtetin e tij. Avokati thekson se Berisha ka një histori të gjatë të përdorimit të veprimeve ekstremiste, duke përfshirë grushtin e shtetit të vitit 1998 dhe masakrën e 2 prillit në Shkodër, për të manipuluar situatën dhe arritur qëllimet e tij. Sipas Beqirit, Berisha po përdor figura si Gjin Gjoni dhe Xhelal Mziu për të mbajtur të ndezur këtë atmosferë tensioni, duke i përdorur ata si mjete për të realizuar objektiva që përfshijnë destabilizimin e vendit dhe mbrojtjen e pasurive të paligjshme që ka grumbulluar gjatë viteve.
Ja çfarë thotë Idajet Beqiri
“Problemi është që gjithmonë Saliu ka sajuar alibi të ndryshme. E bëri grushtin e shtetit vitin 1998 duke vrarë Azem Hajdarin. Pra e nxori në pritë Azem Hajdarin, e bëri atë kurban edhe mbi atë bazë pastaj bëri grushtin e shtetit. Por ai gjithmonë ka gjetur elementë të kësaj natyre për të bërë diçka kriminale të madhe kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bie fjala, bëri 2 prillin e Shkodrës, vrau katër veta atje dhe me ata katër veta që vrau, ai arriti që mori zgjedhjet e parakohshme. Atij ka ecur faktikisht kjo dhe ai do me çdo kusht ta fusë përsëri në këtë rrugë bandën e vet, organizatën e vet kriminale. Se e di që sa herë të bëhen zgjedhje, ai vetëm do të ketë humbje edhe firo të jashtëzakonshme. Nga 2021 deri në 2025, tani që u bënë zgjedhjet në 11 maj, 300.000 vota humbi. Berisha do t’i mbajë të karikuara me akte të tilla dhe ndërsen ata që kanë interesa për të mbrojtur me çdo mjet dhe kusht pasuritë që i kanë grabitur dhe vjedhur popullit. Gjin Gjoni e ka kuptuar shumë mirë dhe u fut qëllimisht në politikë. I kërkoi ndihmë Sali Berishës:
‘Më fut në politikë që nesër pasnesër të kem dhe unë një suport politik siç e ke ti.’ Thotë: ‘Jam deputet, sepse këta po vijnë vërdallë dhe po gërmon SPAK te pasuritë e mia me çfarë i kam vënë, dhe i kam vënë duke vjedhur shqiptarët me vendime skandaloze gjyqësore, me një korrupsion që u krijua në Shqipëri’. Thoshin: ‘Si e do zgjidhjen? E do Gjin Gjonçe, apo e do me ligj?’ Po e do Gjin Gjonçe, mbushja xhepin, edhe e fitoje gjyqin. Kështu që ky tani me euro i ka hesapet. Xhemal Ziu—do i thosha unë Sali Mëziu—faktikisht po i lidh një gjë që është e tmerrshme. Po i lidh ajo që lidhi Saliun me Azem Hajdarin, që i nxori në protestë atëherë në ’97-ën. I futi atje Azemin në krye të protestave. E thoshte hapur: ‘Azemi do flijohet njëherë i thoshte që të fitoni ju gjashtë të tjerët që jeni në burg’. E kur erdhi problemi pastaj, Saliu e nxori në pritë atje. Dhe tani po fut Xhelalin ai. Xhelali të ruhet se e ka piketuar Saliu. Edhe atë dinamitin atje, Xhelalit ja ka vënë Saliu. Xhelali vrau veten jo vetëm që u piketua edhe e vuri shënjestër Saliu dhe ka rrezik ta vrasë Saliu, por nga ana tjetër vrau veten shumëfish sepse nxori gjithë ato saraje atje, gjithë ato vila. Sali Mëziu ja dha të gjitha ato pasuri atje. Vilat e vëllezërve, por edhe farefisin e kishte bërë me vila. Dhe ka arritur Xhelali që nuk ka vetëm aty vila. Ikni në Voskopojë, shikoni në Voskopojë vilat e Xhelalit, ke dy vila atje. Pra të vish të zbresësh nga Peshkopia me të dy duar në xhepa, me ndonjë palë këmishë se kaq kishim terë neve, edhe të bësh saraje të tilla? Këto ndodhin vetëm në Shqipëri, e banditit dhe kryekusarit Sali Berisha.”