Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bum kërkesash për kredi/ Bankat shtrëngojnë kushtet, 30% e aplikimeve refuzohen
Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat u rrit me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aplikimeve, megjithatë, ka qenë në rritje vetëm në rastin e segmentit të individëve (me 2.7%), por në rënie në dy segmentet e tjera (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me 14.3% dhe ndërmarrjet e mëdha, me 0.8%). Gjatë gjashtëmujorit të parë 2025, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 73,646 aplikime për kredi, nga të cilat 92% i përkasin segmentit të individëve. Pesha e kërkesës nga individët është rritur më tej nga niveli prej 91% i një viti...